ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Pedagogu Rezart Prifti dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, u përfshinë në një debat mbi faktin

Pedagogu Rezart Prifti dhe Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, shkëmbyen debate të forta në emisionin "Off the Record" të A2CNN, moderuar nga Andrea Danglli. Tema qendrore ishte gatishmëria e opozitës për të udhëhequr Shqipërinë, në rast se kryeministri Edi Rama do të largohej nga detyra.
Prifti ngriti një skenar hipotetik para përfaqësuesit të PD-së. "E zëmë se Rama çohet nesër në mëngjes dhe jep dorëheqjen," filloi ai, duke shtuar se lideri socialist mund t'i linte trashëgim Partisë Demokratike "tërë ngrehinën" e krijuar në 13 vite. Pedagogu shprehu dyshime serioze mbi përgatitjen e opozitës. "Unë si popull, kur mendoj që do vijë Partia Demokratike në pushtet, duhet të krijoj nga ana vizuale kush është Partia Demokratike," vijoi ai, duke pyetur konkretisht se cilët do të merreshin me financat, bujqësinë dhe sektorët e tjerë.
Hoxha refuzoi menjëherë futjen në këtë diskutim. "Nuk ndodh kjo," u përgjigj, duke shtuar se brenda partisë ekzistojnë procese dhe gara të rregullta. Prifti e kundërshtoi, duke aluduar se i njeh mirë proceset e brendshme, pasi besoi dhe zhgënjeu. Kur u pyet për herë të dytë se çfarë do të bënte PD-ja nëse Rama largohej papritur, Hoxha u përsërit: "Nuk ndodh kjo. Nuk mund të merremi me 'sikur'."
Pedagogu e akuzoi se nuk po e kuptonte metaforën e pyetjes. Megjithatë, Hoxha qëndroi i prerë në qëndrimin e tij. "Nuk bëj nga këto gallata unë," deklaroi ai, duke sqaruar se qeveritë në hije dhe emrat për poste specifike do të bëheshin publik vetëm gjatë një procesi zgjedhor. Sipas tij, "nuk ka ekip PD-ja sepse nuk je në proces zgjedhor."
Kjo përgjigje nxiti konkluzionin e ashpër të Priftit: "PD-ja nuk ka as ekipin, as njerëzit, as mendtë, as teza… Asgjë nuk ka." Hoxha e mohoi kategorikisht këtë, duke u shprehur se partia disponon "burime njerëzore nga më të mirat që ka pasur Shqipëria", por theksoi se një retorikë e tillë nuk ka sens. Sipas tij, historia ka treguar se sa herë ka pasur gara, partia ka dalë me një ekip.
Shkruar nga
ABC24
redaktor ne ABC24.al — ndjek çdo ditë zhvillimet në rubrikën lajme.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.