ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një moment i çuditshëm është shpalosur sot në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ teksa tensionet mes protestuesve dhe policisë kanë rinisur.

Një moment i çuditshëm është shpalosur sot në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ teksa tensionet mes protestuesve dhe policisë kanë rinisur.
Edhe pse para Kryeministrisë protestuesit hidhnin molotovë e kapsollë, një qytetar ka kaluar para tyre i pashqetësuar për të bërë vrapimin e mbrëmjes.
Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, vërehet momenti kur qytetari, i veshur sportiv kalon mes turmës së protestuesve dhe policëve dhe vijon itinerarin e vrapimit të tij të mbrëmjes.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.