ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve që do të zhvillohen në fund të këtij muaji dhe në fillimin

Në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve që do të zhvillohen në fund të këtij muaji dhe në fillimin e tetorit, trajneri Ronaldo Maran do të publikojë të premten më 18 shtator listën me futbollistët e grumbulluar.
Kurioziteti është i madh për të kuptuar nëse italiani do të bëjë revolucion duke afruar lojtarë të rinj, i diktuar edhe nga dëmtimet dhe mungesa e minutave, apo do të ruajë të njëjtin bosht.
Strakosha dhe Ajeti janë të dëmtuar, ndërsa në luftë me kohën janë Kumbulla dhe Shehu.
Hysaj po stërvitet me Vllazninë ende në pritje të skuadrës së re dhe kjo situatë mund të rikthejë në ekipin Kombëtar Ivan Balliun.
Po të premten, Maran do të zhvillojë edhe konferencën për shtyp përpara mediave.
Grumbullimi i skuadrës do të fillojë këtë fundjavë, ndërsa seanca e parë zyrtare është e programuar të hënën më 21 shtator.
Kombëtarja shqiptare do të debutojë në Ligën e Kombeve më 26 shtator në “Air Albania” kundër Bjellorusisë, teksa më 6 tetor do të luajë gjithashtu kundër San Marinos.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.