ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, njofton ndarjen nga jeta të ish Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Alush Dragoshi,

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, njofton ndarjen nga jeta të ish Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Alush Dragoshi, në moshën 77-vjeçare.
Dragoshi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ai ishte Kryeprokuror në vitet 1992-1997.
“Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, fëmijëve dhe të gjithë njerëzve të dashur! Lamtumirë, miku im i shtrenjtë! Zoti ta mëshiroftë shpirtin dhe të dhëntë paqen e përjetshme! Do të të kujtoj gjithmonë me respekt, mall dhe mirënjohje! Ulliri në foto, qoftë deshmitar në ditën kur të dalim para Zotit, i miqësisë e vëllazërisë tonë të sinqertë” – shkruan ndër të tjera Hajdari.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.