ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi dy gjoba të caktuara prej saj ndaj avokatit të kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi dy gjoba të caktuara prej saj ndaj avokatit të kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca.
Gjobat në shumat 50 dhe 100 mijë lekë ishin urdhëruar ndaj mbrojtësit për mosparaqitjen e tij në procesin “Veliaj” përgjatë javëve të bojkotit të avokatëve.
Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e avokatit Ndreca për shfuqizimin e gjobës.
Në dispozitiv gjykata saktëson se kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.