ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve të Policisë gjatë protestës në Tiranë. Si pasojë, një efektiv ka marrë

Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve të Policisë gjatë protestës në Tiranë.
Si pasojë, një efektiv ka marrë flakë, teksa policia ka rendur ta ndihmojë për t’i shuar flakët.
Po ashtu gjatë hedhjes së molotovëve një të riu i është djegur xhaketa, por edhe ai ka arritur t’i shuajë flakët vetë.
Incidenti është regjistruar në një moment kur protesta vijon mes tensioneve dhe përplasjeve, me hedhje të lëndëve piroteknike dhe përdorim të gazit lotsjellës.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.