ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Importet e mishit nga Brazili janë nën rregulla të reja kontrolli. Nga 3 shtatori 2026, Shqipëria ka zbatuar ndryshimet europiane

Importet e mishit nga Brazili janë nën rregulla të reja kontrolli.
Nga 3 shtatori 2026, Shqipëria ka zbatuar ndryshimet europiane për listimin e mishit të gjedhit dhe shpendëve, ndërsa produktet që nuk përmbushin kushtet e reja nuk lejohen të importohen.
Kështu deklaroi ë Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, ministri Andis Salla
“Zbatimi duhet të jetë i njëtrajtshëm, i dokumentuar dhe i shoqëruar me kontrollet që kërkon çdo ngarkesë. Gjithashtu lidhur me çështjet e mishit derrit janë marrë komunikimin në palën e Brazilit lidhur me rishikimin e marrëdhënieve tregtare. Kur një analizë tregon jo konformitet ose kur një produkt paraqet rrezik të arsyeshëm për shkak të skadencës apo gjendjes së tij, veprimet që ne ndërmarrim janë të qarta; bllokim, verifikimi i lotit dhe i zinxhirit të shpërndarjes, tërheqje ose kthim kur duhet.”
Sipas ministrit, çdo ngarkesë duhet t’i nënshtrohet kontrolleve dhe të jetë e dokumentuar në çdo hallkë të zinxhirit të furnizimit. Në fokus janë edhe kontrollet e kryera gjatë këtij viti, ku janë evidentuar dy raste me mbetje të substancave veterinare në mish pule nga Brazili.
“Në dy rastet e mishit të pulës të importuar nga Brazili gjatë periudhës janar-gusht, janë konstatuar mbetje të substancave veterinare. Në njërin rast, sasia e produktit ishte bllokuar dhe izoluar në mjediset frigoriferike të operatorit. Të dhënat e kontrollit treguan se produkti nuk kishte dalë në treg. Për këtë rast u njoftuan sistemet RASFF dhe INFOSAN, ndërsa produkti u kthye në vendin e origjinës. Në rastin tjetër, produkti ishte tregtuar përpara përfundimit të procesit të verifikimit. Për këtë arsye, u kërkua gjurmimi i produktit dhe njoftimi i klientëve, si dhe u morën masat administrative përkatëse.
Në njërin rast, ngarkesa u bllokua para se të dilte në treg dhe u kthye në vendin e origjinës.
Në rastin tjetër, produkti kishte hyrë në treg përpara përfundimit të verifikimeve dhe u kërkua gjurmimi dhe njoftimi i klientëve.
Autoritetet thonë se në rast të konstatimit të jokonformiteteve, produktet bllokohen, gjurmohen dhe, sipas rastit, tërhiqen, kthehen ose asgjësohen.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.