ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Mir Bruli, biznesmeni nga Velipoja dhe pronari i resortit turistik “Ara e Vjetër”, është transportuar nga burgu i Fierit drejt

Mir Bruli, biznesmeni nga Velipoja dhe pronari i resortit turistik “Ara e Vjetër”, është transportuar nga burgu i Fierit drejt një spitalit të QSUT në Tiranë, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër.
Sipas informacioneve paraprake, Bruli ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën kujdesin e rreptë të mjekëve.
Arrestimi në kuadër të një operacioni të SPAK-ut
Mir Bruli u arrestua më 17 maj 2024 në Velipojë, gjatë një operacioni të zhvilluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste në disa qytete të vendit.
Më 29 prill të këtij viti u dënua me 9 vite burg nga GJKKO ndërsa me vendim të shkurtuar 6 vite ndërsa ende nuk është dhënë vendimi i formës së prerë nga apeli i GJKKO.
58 vjeçari u gjet fajtor për transportimin e disa shtetasve të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale, në mënyrë ilegale nga Mali i Zi drejt Shqipërisë
Bruli është i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar në kuadër të dosjes së njohur si “Metamorfoza”.
Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor Pëllumb Gjokën për sigurim të kushteve për vrasjen e dy personave dhe e dënoi atë me 6 vjet, ndërkohë që ish-funksionari i policisë, Ardit Hasanbegaj u dënua me 5 vjet burg.
Ndërkohë, Gjoka po përballet edhe me një proces të dytë në Gjykatën e Posaçme së bashku me dy shtetas të tjerë për akuzat e vrasjes së Gjin Ndoj (Boriçit), si dhe për sigurim të kushteve për vrasje të personave të tjerë.
Hetimi ndaj Gjokës dhe të pandehurve të tjerë filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca me të dhënat e siguruara nga aplikacionet e koduara Sky ECC.
Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal.
Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës u akuzuan për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.