ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gazetarja Klodiana Lala i është përgjigjur akuzës së ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e bërë sot nga dera e SPAK,

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar nga studioja e emisionit "Opinion" ndaj akuzave të hedhura sot nga ish-kreu i SHISH-it, Vlora Hyseni.
Deklarata e Hysenit u dha para mediave te dera e SPAK-ut, pak para ndërhyrjes së Lalës në studio.
Pretendimet për gjoja takime me agjentë serbë në hotele u cilësuan prej gazetares si shpifje e neveritshme.
Sipas saj, bëhet fjalë për një përpjekje banale shantazhi që lidhet drejtpërdrejt me detyrën profesionale.
Përveç kallëzimit penal të depozituar në Prokurorinë e Posaçme, Lala paralajmëroi edhe hapa të tjerë ligjorë.
Ajo bëri me dije se familja e saj ka nisur veprime ligjore në Britaninë e Madhe për shkak të kërcënimit ndaj sigurisë.
Debati u tensionua edhe më shumë gjatë transmetimit.
LIVE në studio, Lala sulmoi ashpër analistin Albtros Rexhaj. "Ti e meriton të rrihesh sic të rrahu Berat Buzhala, por nuk i ndyej duart me ty", iu drejtua ajo.
Në diskutim ndërhyri edhe drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu. Ai u përplas po ashtu me Rexhajn.
"Mos me thuaj mua or ti, se del përjasha direkt", tha Fevziu.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.