ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një automjet tip “Mercedes-Benz” është përfshirë nga flakët paraditen e sotme (18 shtator), në hyrjen e parkimit nëntokësor në qendër

Një automjet tip “Mercedes-Benz” është përfshirë nga flakët paraditen e sotme (18 shtator), në hyrjen e parkimit nëntokësor në qendër të Fierit.
Ngjarja ka shkaktuar panik dhe shqetësim te qytetarët, pasi nga automjeti është përhapur një sasi e madhe tymi, duke mbuluar edhe pjesën e hyrjes së parkimit.
Situata ka krijuar frikë për një përhapje të mundshme të zjarrit në ambientet nëntokësore.
Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, ndërsa dy automjete zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur në pjesën e motorit të Mercedes-Benz-it. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në pjesën tjetër të parkimit.
Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse ka bërë që situata të neutralizohet në kohë, ndërsa nuk raportohen të dhëna paraprake për persona të lënduar.
Policia dhe shërbimet përkatëse ndodhen në vendngjarje, ndërsa pritet të përcaktohen rrethanat dhe shkaku i saktë që solli përfshirjen e automjetit nga flakët.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.