ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Në një lidhje direkte me “Repolitix” në Report Tv, avokati Plarent Ndreca, ka dhënë detaje mbi gjendjen e kryebashkiakut Erion

Në një lidhje direkte me “Repolitix” në Report Tv, avokati Plarent Ndreca, ka dhënë detaje mbi gjendjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në burgun e Fierit ku u transferua sot.
Ndreca thotë se fillimisht Avokati i Popullit është përballur me kundërshtime për t’u takuar, por më pas të dy janë lejuar.“Avokati i Popullit kishte vështirësi për t’u futur në qelinë e z. Veliaj, pati një pengesë nga punonjësit e burgjeve. Pas një debati të fortë dhe komunikimi me drejtorin e institucionit, Shabani është lejuar”, tha Ndreca.
Siç edhe cilësohej në letrën e Veliajt, qelia nuk plotëson kushtet minimale për një të paraburgosur.“Kushtet ishin skandaloze dhe është një qeli që nuk plotëson kushtet minimale për një të burgosur apo të paraburgosur, aq më tepër për Veliajn që është kryetari i bashkisë në dritare. Nuk ka ajrim, nuk ka dritë natyrale, nuk ka dritare. Është një banjë me krevat dhe është në një korridor me 2 a 3 të burgosur me burgim të përjetshëm”, tha Ndreca.Ndreca thotë se e vetmja alternativë që të jetë kryer transferimi, është vendimi politik dhe për ta eliminuar këtë mundësi, duhet të kishte një sqarim. Sipas Ndrecës, ministri Gogu ka detyrim ligjor e politik të japë përgjigje për atë që ndodh.
“Ishte i qartë kur tha që ishte një transferim politik dhe besoj që ka pasur parasysh faktin që qëndrimi i tij ka pasur një reagim shqetësues. Nuk ka asnjë arsye tjetër pse duhet të ndodhte. Minimalisht duhet të na e sqaronin ose hiqnin mundësinë që të interpretojmë kështu”, tha Ndreca.Hapi i radhës do të jetë pas përgjigjes ose jo nga Drejtoria e Burgjeve që nëse nuk ka një reagim, do t’i drejtohen gjykatës. Një shqetësim i kryebashkiakut është moslejimi për të kontaktuar me familjarët.
”Ne do të presim vendimmarrjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kemi të drejtën ligjore që t’i drejtohemi edhe gjykatës nëse vlerësojmë se vendimmarrja është e paarsyetuar dhe e padrejtë. I gjithë meraku i Veliajt është te familja dhe fëmijët. Sot nuk ka pasur mundësi të komunikojë me asnjë prej anëtarëve të familjes, përfshirë edhe mua. Nesër do të shohim hapat që do të ndërmarrim, me shpresë se do të marrim përgjigje nga Drejtoria e Burgjeve”, tha avokati.I pyetur nëse Veliaj do të vijojë të ushtrojë përgjegjësitë e tij si kryetar bashkie, Ndreca tha:“Veliaj ka detyrim kushtetues që i buron edhe nga GJK për të ushtruar gjithë funksionet e tij deri ditën e fundit të mandatit”, tha avokati.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.