ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni sipas raportimit të mediave, ka hyrë në territorin shqiptar sot dhe iu dorëzua autoriteteve shqiptare

Ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni sipas raportimit të mediave, ka hyrë në territorin shqiptar sot dhe iu dorëzua autoriteteve shqiptare në kufi me Kosovën, për zbatimin e masës së SPAK e GJKKO.
Për Hysenin, SPAK ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ajo akuzohet për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Nxjerrje e sekretit shtetëror”.
Përpos Hysenit, SPAK ka kryer kontrolle edhe në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Proda. Hetimet ndaj tyre po kryhen në kuadër të dosjes së AKSHI-t.
Po për këtë dosje janë arrestuar edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.
Pas bërjes publike të akuzave, kryeministri Rama njoftoi se do shkarkonte nga detyra Hysenin.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.