ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ligji i viti 2010 për artin dhe kulturën pritet të ndryshojë sipas një modeli të ri zhvillimi, që u jep

Titulli: Më shumë nga ardhura për art, projektligji i ri i Qeverisë, institucionet kulturore do të mbajnin 90% të të ardhurave të tyre!
Ligji i vitit 2010 për artin dhe kulturën pritet të ndryshojë sipas një modeli të ri zhvillimi, që jep më shumë hapësirë për autonominë profesionale dhe artistike e institucioneve publike të artit dhe kulturës.
Projektligji i hartuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit rikoncepton se si institucionet publike të artit dhe kulturës gjenerojnë, administrojnë dhe përdorin të ardhurat e tyre.
Nga 30% që përfitojnë aktualisht, institucionet kulturore do të mbajnë 90% të të ardhurave të gjeneruara, për t’u përdorur në produksione të reja, mbështetjen e artistëve dhe prodhimi i ri.
“Kjo krijon një tjetër fleksibilitet në programin, duke mundësuar produksion edhe më cilësore, duke qenë se është trefish më shumë e ardhura që do të marrin, më shumë mundësi për honorime ndja artistëve. Është një mbështetje për artistët që mund të angazhohen në kontrata të jashtme”, tha Lira Pipa, zëvendësministria e Kulturës.
Projektligji ndryshon edhe filozofinë e përdorimit të të ardhurave, duke i orientuar këto burime drejt zhvillimit të drejtpërdrejtë të misionit kulturor, duke u dhënë institucioneve më shumë investime në krijimtari dhe cilësi artistike.
“Jo vetëm për programacionet artistike, por ato mund të shpërblejnë edhe cilësinë artistike të artistëve të punësuar brenda këtyre strukturave kur kanë një aktivitet më të ngjeshur dhe duan të vlerësojnë artistët”, shton ta.
Reforma përfshin Teatrin Kombëtar, Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Teatrin Kombëtar Eksperimental, Galerinë Kombëtare të Arteve, Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave, Cirkun Kombëtar, Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Të cilëve u ngarkohet më shumë përgjegjësi të gjenerojnë vlerë, ta riinvestojnë dhe ta kthejnë në më shumë art, më shumë cilësi dhe më shumë kulturë për publikun.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.