ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Analisti Frrok Çupi ka reaguar ashpër ndaj Sali Berishës, gjatë një interviste në “News Line” në ABC News, ku komentoi

Analisti Frrok Çupi ka reaguar ashpër ndaj Sali Berishës, gjatë një interviste në “News Line” në ABC News, ku komentoi protestat dhe qëndrimet e kreut të Partisë Demokratike.
Çupi e cilësoi Berishën si simbol të dhunës dhe intolerancës, duke e akuzuar se nuk ka pranuar kurrë mendimin ndryshe, as brenda Partisë Demokratike.
Sipas analistit, Berisha e shkatërroi partinë duke mos lejuar zëra të tjerë dhe nuk pranoi as mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Berisha është vetë dhuna, nuk e pranon tjetrin. Nuk ka të ngjarë me asnjë tip udhëheqësi të dhunshëm, është specie më vete. Nuk i pranoi veprat e ndërtua nuk e pranoi djersën e shqiptarëve. Nuk pranoi zërin ndryshe në PD. E shkërmoqi atë parti e bëri zero. Sali Berisha nuk pranoi SHBA, me Berishën do kishim qëndruar në ato baltrat që ishim. Kjo që Berisha thotë tani është e njëjtë me atë që ka thënë “tjetrin ekzekutoje”, realisht ai ka ekzekutuar njerëz për qëndrim të ndryshme”, tha ai.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.