ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Është arrestuar në Tiranë një person i kërkuar nga Italia, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 21 vjet

Një 40-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane është arrestuar në Tiranë. Bëhet fjalë për një person të konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burg për disa vepra të rënda penale.
Operacioni u zhvillua në zonën e Saukut. Sipas policisë, arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar "FAST".
Në aksion u angazhuan Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë. Ata lokalizuan, kapën dhe ndaluan me qëllim ekstradimi shtetasin Ornado Çeta alias Ceta, 40 vjeç, banues në Tiranë.
Dënimi ndaj tij është dhënë nga Gjykata e Apelit e Triestes, në Itali. Gjykata e ka shpallur fajtor për një sërë veprash penale.
Bëhet fjalë për akuzat "Vjedhje të rënda"; "Mashtrim"; "Trafikim të lëndëve narkotike"; "Posedim të pasurisë me origjinë kriminale"; "Plagosje"; "Kanosje" dhe "Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë".
Nga dënimi total, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.
Ndërkohë Interpol Tirana është në bashkëpunim me Interpol Romën. Qëllimi është finalizimi i procedurave për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.