ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Pas më shumë se dy dekadash në arrati, Valentin Ftoni, 52-vjeçari i dënuar për tri vrasje të kryera në qarkun

Pas më shumë se dy dekadash në arrati, Valentin Ftoni, 52-vjeçari i dënuar për tri vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës, është ekstraduar nga SHBA-në drejt Shqipërisë.
Ftoni ka ardhur sot në aeroportin e Rinasit rreth orës 12:30, me një avion charter, nën shoqërimin e marshallëve amerikanë. Ekstradimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre amerikane, pas arrestimit të tij rreth një muaj më parë në New York, ku ishte lokalizuar nga agjentët amerikanë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
52-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2001 dhe ndaj tij rëndojnë dy vendime dënimi me nga 25 vite burgim, për tri vrasje të kryera në Shkodër gjatë viteve 2000 dhe 2001.
Sipas dosjes gjyqësore, ngjarja e parë e rëndë ndodhi më 19 shtator 2000, në fshatin Ças të Velipojës. Ftoni akuzohet se vrau shtetasit Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje. Për këto vrasje, mä 28 shtator 2001, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e dënoi me 25 vite burg për vrasje me paramendim, si dhe për armëmbajtje pa leje.
Më pak se një vit më vonë, mä 12 gusht 2001, ai vrau edhe shtetasin G. T. Për këtë ngjarje, në vitin 2008, e njëjta gjykatë e dënoi sërish me 25 vite burgim për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Kush është Valentin Ftoni?
Valentin Ftoni, 52 vjeç, ishte larguar nga Shqipëria pas ngjarjeve kriminale dhe prej vitesh i ishte shmangur drejtësisë. Sipas hetimeve, gjatë qëndrimit në SHBA, ai dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara dhe identitete të rreme për të hyrë dhe qëndruar në territorin amerikan.
Arrestimi i tij në New York u bë i mundur falë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe disa agjencive federale amerikane, mes tyre Shërbimi i Marshallëve të SHBA-së (USMS), Agjencia e Emigracionit dhe Doganave (ICE) dhe strukturat e sigurisë diplomatike.
Me ekstradimin drejt Shqipërisë, Ftoni do të përballet tashmë me vuajtjen e dënimeve të dhëna nga drejtësia shqiptare për tri vrasjet e kryera mä shumë se 25 vite mä parë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.