ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Deputeti i PD Saimir Korreshi, ka ironizuar projektin e qeverisë për të zgjedhuar përdorimin e inteligjencës artificiale në institucione. Ai

Deputeti i PD Saimir Korreshi, ka ironizuar projektin e qeverisë për të zgjedhuar përdorimin e inteligjencës artificiale në institucione.
Ai tha se fshat ende njerëzit nuk dinë të përdorin mjetet teknologjike, ndërsa tha se në qendrat shëndetësore nuk ka drita dhe jo më të përdoret sistemi për të mbyllur takimet e pacientëve.
“Ne në fshat i jemi akoma te parmenda. Ju këtë punë e quani inteligjencë artificiale. Qendrat shëndetësore nuk kanë as poç, nuk ka shkuar as energjia elektrike. Si do bëj ajo infermierja apo doktoresha në këto qendra shëndetësore, për të hyrë te sistemi juaj. Me ça mrrokulle do hyjnë.
Do të thotë ajo: “Do dal në pazar, të gjej një kamerë me këtë inteligjencën artificiale dhe thotë me listë i moshës do regjistroj, po kodin për një vizitë te okulisti, apo vizitë për veshkat, apo vizitë te kardiologu”. Kjo është inteligjenca juaj artificiale?
E nisët me Diellën, morët ca lekë. Aktorja tha më hiqni surratin se më morët më qafë. Kjo është situata. Pastaj ju thoni do vëmë kamera nëpër shkolla, kamera këtu e atje. Ore i keni parë ndonjëherë sistemet sot si funksionojnë? Shkoni te Kadastra, 3 muaj nuk punonte ASHK se s’punonte mrrokulla. I morëm mrrokullat nga Lushnja në kurriz e i çuam në Fier. Ju keni sahatët në rrugë, po i shkel lopa, po i ha gomari, ju thoni Smart City. Mos na merrni edhe të dhënat e kalamajve, se s’ka patronazhistë tuajët që s’na dinë edhe numrin e këmbës, me çorape të grisura apo jo, i kemi prerë thonjtë apo jo”, u shpreh ai me ironi.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.