ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur mbi 5000 gjoba gjatë javës së kaluar si dhe ka arrestuar ose proceduar 40 persona, për shkelje të ndryshme gjatë

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur mbi 5000 gjoba gjatë javës së kaluar si dhe ka arrestuar ose proceduar 40 persona, për shkelje të ndryshme gjatë drejtimit të mjetit.
“Gjatë javës së kaluar, 40 shtetas të arrestuar/proceduar penalisht, 5134 masa administrative të vendosura dhe 49 mjete të bllokuara pas lëvizjes me karrotrec. Shtetasit e arrestuar/proceduar penalisht drejtonin mjetet në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe/ose u larguan nga vende aksidentesh”, tha policia.
Ndërkaq, masat administrative të vendosura gjatë monitorimit të akseve të kryeqytetit, me pajisje teknologjike, konsistojnë në:
-4418 drejtues të ndëshkuar për ndalim, pushim ose qëndrim të gabuar të mjetit;
-268 drejtues motomjetesh të ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-149 shtetas të ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-130 shtetas të ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-123 shtetas të ndëshkuar për pozicionim të gabuar të mjetit në korsi;
-36 shtetas të ndëshkuar për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit.
“Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe për drejtuesit e mjeteve, që të shmangin përdorimin e celularit dhe të alkoolit, si dhe të përdorin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, për të garantuar sigurinë rrugore dhe për të parandaluar ngjarjet me pasoja për jetën dhe shëndetin”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.