ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimet e dhëna për 16 të pandehurit pjesë e grupit të Bruno Çobos

Apeli i Posaçëm ka vulosur dënimet për rrjetin e mashtrimit me call center që drejtohej nga Bruno Çobo. Gjyqtarët rrëzuan ankimet e 16 të gjykuarve dhe lanë të pandryshuara vendimet e shkallës së parë.
Në total, dënimet e konfirmuara kalojnë 100 vite burg. Sipas akuzës, grupi ka zhvatur rreth 5 milionë euro nga qytetarë të vendeve europiane.
Metoda bazohej te kontaktet telefonike. Anëtarët e grupit u ofronin viktimave blerje aksionesh të kompanisë “Amazon” në internet. Ata premtonin fitime të larta brenda një kohe shumë të shkurtër.
Procedimi nisi në Itali gjatë shtatorit të vitit 2020. Shkak u bë denoncimi i një qytetari italian. Ai kishte humbur 700 mijë euro pasi kishte besuar te kjo ofertë investimi.
Me vendimin e fundit, secili prej të dënuarve do të vuajë këtë dënim:
Bruno Çobo – 8 vite burg
Elisa Çaçi – 7 vite e 4 muaj burg
Gilbert Palushani – 7 vite e 4 muaj burg
Aldo Pasku – 6 vite e 8 muaj burg
Bruno Gjika – 6 vite e 8 muaj burg
Rezarta Ibrahimi – 6 vite e 8 muaj burg
Valbona Abedinaj – 7 vite e 4 muaj burg
Erion Kastrati – 7 vite e 4 muaj burg
Orland Cani – 6 vite e 8 muaj burg
Florjan Bregu – 6 vite e 8 muaj burg
Hamit Dobi – 6 vite e 8 muaj burg
Greta Gjoci – 6 vite e 8 muaj burg
Gjin Shelnishta – 6 vite e 8 muaj burg
Antoneta Malo – 6 vite e 8 muaj burg
Silvana Veliu – 6 vite e 8 muaj burg
Mojsi Zuna – 6 vite e 8 muaj burg
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.