ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Dogana e Malit të Zi ka njoftuar se ka parandaluar tranzitin e tre kontejnerëve me mish të skaduar, shkruajnë mediat malazeze. Sipas njoftimit, u konstatua se tre kontejnerët në fjalë – që përmbanin mish viçi të ngrirë të destinuar për një blerës nga Kosova, ishin hequr nga mbikëqyrja doganore pa au

Mali i Zi ka ndaluar futjen në territorin e tij të tre kontejnerëve me mish të skaduar, të cilët ishin në tranzit për në Kosovë. Lajmin e bën të ditur Dogana malazeze, sipas të cilës inspektorët zbuluan një tentativë për manipulimin e datave të skadencës.
Kontejnerët mbajnë mish viçi të ngrirë, me prejardhje nga Brazili, dhe kishin si destinacion një blerës në Kosovë. Gjatë kontrollit u vu re se kontejnerët ishin hequr nga mbikëqyrja doganore pa lejen e duhur.
Më tej, hetimet çuan në një objekt frigorifer në Portin e Tivarit (Bar). Aty u konstatua se stafi, i cili punonte për një kompani kosovare, po përdorte mjete për të modifikuar etiketat. “Ata hiqnin deklaracionet origjinale, të cilat tregonin se afati i përdorimit të mishit të ngrirë kishte skaduar, dhe vendosnin deklaracione të reja e të falsifikuara, që tregonin një datë të re dhe të ndryshuar skadimi,” shpjegon njoftimi zyrtar.
Pas këtij rasti, Dogana ka informuar menjëherë edhe Administratën për Sigurinë e Ushqimit, Çështjet Veterinare dhe Fitosanitare, si edhe Policinë e Malit të Zi. Të dyja agjencitë tashmë janë të përfshira në procedurat e mëtejshme, secila brenda kompetencave të veta.
Një hetim më i gjerë është duke u zhvilluar. Sipas të dhënave, disa biznese të përpunimit të mishit në Mal të Zi furnizohen pikërisht nga subjekti kosovar i përfshirë në këtë çështje. Autoritetet po punojnë intensivisht për të zbardhur të gjitha faktet dhe për të përcaktuar nëse malli i skaduar ka mbërritur diku tjetër.
“Pasi autoritetet kompetente të përfundojnë procedurat e tyre, publiku do të informohet në mënyrë të detajuar dhe në kohën e duhur lidhur me faktet e konstatuara dhe masat e marra”, përfundon njoftimi zyrtar.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.