ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës, ku një 48-vjeçar ka humbur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonte u përplas me bordurën anësore të rrugës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30, në rrugën dytësore në lagjen nr. 13, ku drejtuesi i automjetit, një 39-vjeçar banues në Kavajë, dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Përplasja rezultoi fatale për pasagjerin, i cili ndërroi jetë si pasojë e aksidentit.
Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit, duke u shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe kapjen e 39-vjeçarit.
Njoftimi i policisë
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, lagja Nr.13, Durrës, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.