ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme më 22 tetor,

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme më 22 tetor, në rrethrrotullimin e Kolonjës, në aksin Fier–Lushnjë.
Një automjet fuoristradë ka humbur kontrollin, ka shkatërruar barrierat mbrojtëse dhe ka rënë në kanalin poshtë urës, nga një lartësi rreth pesë metra.
Në mjet udhëtonin dy bashkëshortë, të cilët mbetën të bllokuar brenda automjetit pas përplasjes. Për nxjerrjen e tyre u desh ndërhyrja e zjarrfikësve të Lushnjës dhe ekipit mjekësor të urgjencës. Të dy të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore, raporton gazetarja e Klan News Anila Sefa.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia në asfalt, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjetit. Drejtuesi nuk ka arritur të marrë kthesën në rrethrrotullim, duke përfunduar jashtë rrugës.
Policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes. Pavarësisht dëmeve të rënda materiale dhe plagosjes së çiftit, aksidenti fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima.
Rrethrrotullimi i Kolonjës njihet si një pikë problematike për sigurinë rrugore, ku edhe në të kaluarën janë shënuar aksidente me pasoja fatale.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.