ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një lokal në rrugën “Thoma Koxhaj”, në Tiranë, është zbuluar si ambient që dyshohet se ishte përshtatur për shitjen e

Pronari i një lokali në Tiranë u arrestua pasi ambienti i tij rezultoi i përshtatur për trafik droge dhe organizim lojërash fati. Erniel Canka, 47 vjeç, me banim në Vaqarr, është vënë në pranga gjatë operacionit në rrugën "Thoma Koxhaj".
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambiente, uniformat blu gjetën doza kanabisi të ndara dhe të përgatitura për shitje. Po ashtu u sekuestruan pajisje e sende të dyshuara si mjete për zhvillimin e lojërave të paligjshme të fatit.
Hetuesit vazhduan me kontrollin në banesën e të arrestuarit. Aty u zbuluan një radio, një palë pranga, një thikë dhe një sasi municionesh. Këto sende dyshohet se mbaheshin në mënyrë të kundërligjshme nga djali i pronarit, K. C., 22 vjeç.
Për të riun ka nisur një procedim penal, por ai gjendet në gjendje të lirë. Lënda narkotike e konstatuar, paisjet dhe provat e tjera të gjetura në të dyja vendet janë sekuestruar. Materialet hetimore tashmë i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.