ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Këtë të enjte, 12 nëntor, u mbajt në Gjykatën e Posaçme seanca e radhën për kreun e Partisë së Lirisë,

Këtë të enjte, 12 nëntor, u mbajt në Gjykatën e Posaçme seanca e radhën për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika kryemadhi. Vetë Kryemadhi pas përfundimit të seancës pati një komunikim për mediat ku parashtroi kundërshtimet e saj lidhur me akuzat e lobimit në SHBA.
Ajo tha se nuk ka asnjë shkresë zyrtare që vërteton kontratën midis dy kompanive për çështjen e fibrës optike dhe kërkoi thirrjen e dëshmitarëve. Duke u ndalur edhe te deklarimet e pasurisë, ajo tha se është kërkuar pavlefshmëria e akteve për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Më tej Kryemadhi sqaroi se kontrata e lobimit nuk ka asnjë firmë të Ilir metës dhe se ky i fundit po mbahet pa të drejtë pre dy vitesh në paraburgimin e Tiranës.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.