ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ligji që ndryshon mënyrën e përcaktimit të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, duke hyrë

**Ligji i pagave për magjistratët hyn në fuqi**
Në Fletoren Zyrtare u botua tashmë ligji i ri për përcaktimin e pagave bazë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky ligji, i miratuar në orët e para të mëngjesit të 18 shtatorit, rreth orës 01:30, u dekretua nga Presidenti Bajram Begaj gjatë paradités dhe tashmë ka fuqi ligjore.
Ligji numër 95/2026 përcakton se paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë do të jetë e barabartë me 0,38 herën e pagës së Presidentit të Republikës. Indeksimi i kësaj pague do të bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, por jo më vonë se dy vjet pas indeksimit të fundit.
Ndryshimet ligjore sjellin efekte vetëm për gjyqtarët, prokurorët dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke përfshirë kryetarin e saj. Për funksionarët dhe nëpunësit e tjerë publikë të cilët kanë paga të lidhura me të, do të vijon paga referuese bazë e përcaktuar përpara vendimit numër 15, datë 17 shkurt 2026, të Gjykatës Kushtetuese.
Ligji hyn në fuqi menjëherë, me efektet financiare që datojnë nga 1 prilli 2023. Këto ndryshime aplikohen vetëm për pagat e gjyqtarëve, prokurorëve, anëtarëve dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.