ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një tjetër investigim zbulon se organizata politike dhe Lëvizja Bashkë kanë qenë herët të përfshira në lëvizjen ndërkombëtare anarkiste. Kjo

Një tjetër investigim zbulon se organizata politike dhe Lëvizja Bashkë kanë qenë herët të përfshira në lëvizjen ndërkombëtare anarkiste.
Kjo lëvizje, që ka bërë thirrje për protesta të dhunshme në gjithë Europën ditën e shtunë, drejtohet nga ekstremisti Dejvid Adller, i cili ka mbledhur fonde financiare për Lëvizjen Bashkë, për të mbështetur protestën kundër investimit në Zvërnec dhe Sazan.
Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Breaking News” hodhi akuza të forta për Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorit, e cila sipas tij, në koordinim me Lëvizjen Vetëvendosje në Kosovë kanë punuar kundër stabilitetit të Shqipërisë.
“Prezencën e tyre e kemi prej kohësh. Ata po mbrohen nga politika. Qori dhe Berisha janë majtistë ekstrem. Të gjitha veprimet e ndodhura në Shqipëri, janë veprime që dëshmojnë se Lëvizja Bashkë rezulton se është koordinuar me lëvizjet e jashtme dhe me LVV në Kosovë, që kanë synuar të mposhtin stabilitetin dhe sovranitetin e Shqipërisë.
Qori e strehoi terrorizmin e Albin Kurti kundër Shqipërisë dhe është e lidhur me grupe të tjera terroriste.
Ka tentuar të marrë financime dhe ka tentuar të hyjë në SHBA, por nuk i është lejuar.
Shteti ynë, shoqëria jonë, patriotizmi ynë kësaj radhe hynë në një luftë të gjymtuar. Ne nuk kishim drejtësinë, drejtësia ishte kundër atdheut të vet, ishte kundër të drejtës”, tha ai.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.