ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kuvendi ka rrëzuar sot (17 shtator) në seancën plenare, kërkesën e PD-së dhe kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi,

Kuvendi ka rrëzuar sot (17 shtator) në seancën plenare, kërkesën e PD-së dhe kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, për heqjen nga rendi i ditës të draftit të kaluar në Komision për formulën e pagave të magjistratëve.
Bardhi në fjalën e tij kërkoi që të zbatohej vendimi i Kushtetueses dhe për më tepër t’i lihej kohë konsultimeve me drejtësinë, para se të votohej.
Por kreu i grupit të PS, taulant Balla ishte kundër, duke deklaruar se Parlamenti ka tagrin ligjvënës për çështjen e pagave.
Pas debateve për procedurë mes dy krerëve të grupeve, Peleshi e hodhi në votim kërkesën e Bardhit, e cila u rrëzua me shumicë votash.
Në këtë mënyrë, parlamenti do votojë sot edhe për formulën e pagave të magjistratëve, për rritjen me 8500 lekë, ose 9-fish më pak nga çfarë kërkojnë gjyqtarët.
Mazhoranca në nisje të procedurës së rendit të ditës, votoi edhe dekretet e Presidentit për ministrin e Brendshëm Ervin Demo dhe lirimin e Besfort Lamallarit nga ai post, për ndryshimet e fundit në qeverinë “Rama”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.