ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ndërsa Tirana po përjeton prej tri ditësh protesta të shoqëruara me akte dhune dhe përplasje me Policinë, në rrjetet sociale

Ndërsa Tirana po përjeton prej tri ditësh protesta të shoqëruara me akte dhune dhe përplasje me Policinë, në rrjetet sociale po qarkullojnë mesazhe anonime që u bëjnë thirrje nxënësve të shkollave të braktisin mësimin dhe të dalin në rrugë.
Në mesazhet e siguruara nga redaksia, u bëhet thirrje nxënësve të shkollave të Saukut, Sanatoriumit, Farkës, Lundrës dhe gjimnazit “Alush Bardhi” të bojkotojnë mësimin dhe të organizojnë marshime në rrugët kryesore.
“Ju lutem mblidhuni për të ardhmen më të mirë për atdheun tonë, mos mungoni”, shkruhet në njërin prej mesazheve.
Në një tjetër mesazh përcaktohet edhe ora 08:30 si momenti i grumbullimit të nxënësve pranë rrethrrotullimit të Himës, për të nisur më pas marshimin.
Shqetësues është fakti se thirrjet u drejtohen edhe nxënësve të shkollave 9-vjeçare, pra fëmijëve të mitur, të cilët synohet të përfshihen në tubime në një kohë kur protestat në kryeqytet janë karakterizuar nga episode dhune.
Mbetet e paqartë se kush qëndron pas këtyre mesazheve anonime dhe nëse bëhet fjalë për një nismë të organizuar për mobilizimin e nxënësve.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.