ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gara për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm është në ngërç dhe mbetet e paqartë nëse procesi do të përmbyllet brenda

Gara për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm është në ngërç dhe mbetet e paqartë nëse procesi do të përmbyllet brenda datës 5 dhjetor kur përfundon mandati 7-vjeçar i Olsian Çelës. Pas hapjes së garës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë u përfshi në një valë kërkesash për përjashtim të anëtarëve që shkuan deri në Gjykatën Administrative të Apelit. Pas shumë përplasjesh në Këshill, për momentin gara ka ngecur të administrimi i dokumentave nga institucionet e tjera. Pasi informacionet të administrohen 5 kandidatët në garë do të ftohen para KLP-së të intervistohen dhe më pas të bëhet renditja e tyre.
Lista me 3 kandidatë i dorëzohet Kuvendi që e voton Prokurorin e Përgjithshëm me 3 të 5. Nëse asnjëri prej 3 kandidatëve nuk merr këtë shumicë votash, atëherë lista kthehet në KLP dhe emërohet në postin e rëndësishëm me mandate 7-vjeçar i pari i listës. Të gjitha këto procedura duhet të përfundojnë brenda 20 ditësh, cka në pamje të parë duket e pamundur të përfundojnë. Megjithatët mbetet për t’u parë nëse kryeprokurori i ri do të zgjidhet brenda afatit ligjor. Në garë për këtë post janë 5 prokurorë, Adnand Xholi, Fatjona Memçaj, Rovena Zoto, Arta Marku dhe Ylli Pjetërnikaj. /VNA
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.