ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ulf Kristersson ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Suedisë. Ai dha dorëheqje nga kreu i qeverisë suedeze pasi rezultatet zyrtare konfirmuan humbjen e bllokut të tij të krahut të djathtë në zgjedhjet parlamentare të së dielës së kaluar. Sipas rezultateve përfundimtare, katër partitë e kr

Ulf Kristersson ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Suedisë.
Ai dha dorëheqje nga kreu i qeverisë suedeze pasi rezultatet zyrtare konfirmuan humbjen e bllokut të tij të krahut të djathtë në zgjedhjet parlamentare të së dielës së kaluar.
Sipas rezultateve përfundimtare, katër partitë e krahut të majtë, me Social-Demokratët e ish-kryeministres Magdalena Andersson si forca më e madhe, kanë fituar me një diferencë prej pak më shumë se 50 mijë votash.
Opozita fiton zgjedhjet në Suedi
Blloku i majtë do të ketë 176 ulëse në parlament, ndërsa koalicioni qeverisës i Kristerssonit, i përbërë nga tri parti, së bashku me partinë e ekstremit të djathtë “Demokratët e Suedisë”, do të ketë 173 ulëse.
Në një mesazh të publikuar në platformën X, Kristersson tha se rezultati i ngushtë zgjedhor “mund t’i ketë komplikuar kushtet për formimin e qeverisë së re”, veçanërisht për shkak të qëndrimeve kontradiktore të shprehura nga partitë e ndryshme.
Ai theksoi se nevojiten diskutime me të gjitha partitë për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik dhe për të krijuar kushtet për formimin e një qeverie të qëndrueshme dhe efektive. /ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.