ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gjashtë telefona celularë janë zbuluar gjatë një kontrolli të befasishëm të zhvilluar mëngjesin e sotëm në burgun e Durrësit. Kontrolli

Gjashtë telefona celularë janë zbuluar gjatë një kontrolli të befasishëm të zhvilluar mëngjesin e sotëm në burgun e Durrësit.
Kontrolli është kryer nga forcat operacionale speciale, të cilat kanë ushtruar kontrolle në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.
Sipas të dhënave paraprake, pesë prej celularëve janë gjetur të ndezur, ndërsa një tjetër ka qenë i fikur. Pajisjet janë zbuluar në ambientin e përbashkët të palestrës.
Ende nuk është bërë e ditur se cilëve të dënuar u përkasin celularët. Pajisjet janë sekuestruar, ndërsa pritet që verifikimet të përcaktojnë personat që i kanë pasur në përdorim.
Kontrollet në institucion vijojnë në kuadër të masave për evidentimin dhe parandalimin e futjes e përdorimit të sendeve të ndaluara nga të dënuarit.
Shkruar nga
ABC24
redaktor ne ABC24.al — ndjek çdo ditë zhvillimet në rubrikën vip.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.