ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Tirana mirëpret edicionin e 20-të të Konferencës Vjetore të Rrjetit të Ekspertëve të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale në Evropën

Titulli: Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!
Tirana — Edicioni i 20-të vjetor i Konferencës Vjetore të Rrjetit të Ekspertëve të UNESCO-s bëhet në Tiranë, me fokusin mbi trashëgiminë kulturore jomateriale në Evropën Juglindore. Organizimi është një dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në një videomesazh, tha sot se “ky takim i rëndësishëm mbledh ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare, për të shkëmbyer përova, praktika të mira dhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal në mbrojtje të trashëgimisë sonë kulturore”.
“Ndërkombëtarët janë këtu, UNESCO është këtu, në dialog të drejtpërdrejtë me institucionet tona, duke dëshmuar rëndësinë e sinergjisë dhe të angazhimit të përbashkët për trashëgiminë kulturore në përgjithësi. Dhe kjo ndodh ndryshe nga disa vazhdojnë të pretendojnë se trashëgimia në Shqipëri po shkatërrohet”, tha ministri i cilis.
Gonxhja bëri të ditur se rritja e financimit për trashëgiminë kulturore në vitin 2027 do të mbështesë projekte të rijetësimit, mbrojtjes dhe promovimit të traditës, hapësira të reja muzeore, si dhe investime në sitet arkeologjike.
“Faktet tregojnë një tjetër realitet, një tjetër angazhim. Financimi për trashëgiminë kulturore rritet me 80% më shumë në vitin 2027, duke mbështetur projekte rijetësimi e shpëtimit, mbrojtjeje dhe promovimi të traditës. Hapësira të reja muzeore dhe vëmendje të shtuar tek identiteti, historia, artizanati, dijebërja për brezat që vijnë. Projekte menaxhimi i kujdesit në sitet arkeologjike, krahasin forcimin e kapaciteteve restauruese dhe personelit me punonjës të rinj. Reforma ligjore e instrumenta të tjera për mbështetjen dhe nxitjen e turizmit kulturor si edhe përfshirja sa më direkte të komunitetit”, tha Gonxhja.
Ndërkohë, shtoi Gonxhja, për ata që nxituan të shpallnin se miliona euro për Bylisin ishin bërë “rrush e kumbulla”, përgjigjia gjendet përsëri në terren.
“Projekti i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe AICS është në zbatim dhe puna në kantier vijon suksesshëm. Paralelisht, në Butrint, ekspertë të tjerë ndërkombëtarë të trashëgimisë nga UNESCO vijojnë angazhimin për të verifikuar nga afër gjendjen e monumenteve dhe ecurinë e ndërhyrjeve konservuese, krahasin planeve dhe projekteve të reja. Dhe ndërkombëtarët nuk janë spektatorë. Janë këtu, në Tiranë dhe në terren, në bashkëpunim me ekspertët shqiptarë, ndërsa Shqipëria është sot më lart se kurrë në reputacion, në rezultate dhe në raporte”, tha ministri.
Gonxhja u shpreh se:
“Kritikat ne i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet. Sepse trashëgimia sidomos nuk mbrohet me tituj alarmantë, por me investime, ekspertizë dhe punë konkrete. Asnjë zë depresiv apo talkall i vyshkur nuk do të na kompleksojë apo të na ngadalësojë në jetësimin e vizionit tonë”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.