ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2026”, një nga eventet më të shumëpritura të vitit në futbollin shqiptar, do të zhvillohet

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2026”, një nga eventet më të shumëpritura të vitit në futbollin shqiptar, do të zhvillohet më 11 janar 2027.
Në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së u diskutua mbi organizimin dhe detajet e këtij spektakli, që i kushtohet tërësisht futbollit shqiptar dhe protagonistëve të tij.
Për të tretin vit radhazi, mbrëmja gala do të drejtohet nga moderatori dhe kantautori i njohur Ardit Gjebrea, i cili do të jetë edhe producenti artistik i eventit. Në krah të tij do të jetë moderatorja Lenida Halilaj.
Gjatë mbledhjes, Komiteti Ekzekutiv miratoi datën e zhvillimit të eventit, ndërsa diskutimet u përqendruan edhe te përgatitjet dhe organizimi i mbrëmjes, e cila pritet të mbledhë së bashtë emrat dhe figurat më të rëndësishme të futbollit shqiptar.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.