ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një tjetër problem i është shtuar Kombëtares shqiptare në ditën e parë të grumbullimit për ndeshjet e Nations League. Adrion

Një tjetër problem i është shtuar Kombëtares shqiptare në ditën e parë të grumbullimit për ndeshjet e Nations League.
Adrion Pajaziti ka pësuar një dëmtim, ndërsa shkalla e tij ende nuk është përcaktuar. Sipas burimeve konfidenciale për TCH, mesfushori do t’i nënshtrohet ekzaminimit me rezonancë magnetike, i cili do të japë përgjigjen përfundimtare mbi seriozitetin e dëmtimit dhe mundësinë e tij për të qenë në dispozicion të trajnerit Rolando Maran.
Dhe pikërisht dëmtimi i Pajazitit zbulon edhe arsyen e thirrjes së Klevi Qefalisë.
Mesfushori i Dinamos, i cili kishte qenë pjesë e listës së pritjes së Maranit, është thirrur sot me urgjencë dhe është shfaqur në ambientet e grumbullimit të Kombëtares.
Pra, pas dëmtimit të Qazim Laçit, i cili u zëvendësua zyrtarisht nga Feta Fetai, Maran është përballur me një tjetër situatë të papritur në mesfushë. Në këtë kontekst është bërë edhe afrimi i Qefalisë, i cili fillimisht nuk ishte pjesë e listës zyrtare prej 29 lojtarësh.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, gjithçka tashmë lidhet me përgjigjen e rezonancës së Pajazitit. Nëse ekzaminimet konfirmojnë një dëmtim që e pengon mesfushorin të jetë në dispozicion, atëherë Qefalia pritet të formalizohet si pjesë e grupit për këtë cikël të Nations League.
Deri në këtë moment, ndryshimi i konfirmuar zyrtarisht nga FSHF është ai i Laçit me Fetain. Ndërkohë, prania e Qefalisë në grumbullim dhe situata e Pajazitit pritet të marrin një përgjigje përfundimtare pas ekzaminimeve mjekësore.
Kombëtarja shqiptare përgatitet për katër ndeshjet e Nations League, ndërsa Marani tashmë përballet me një tjetër dilemë në repartin e mesfushës.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.