ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale fotografitë e martesës me partnerin e saj, Ajbin. Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre më 1 shtator në një prej lokacioneve më luksoze dhe historike të Italisë, në rezidencën ikonike Villa Miani në Romë, e cila shtrihet në kod

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale fotografitë e martesës me partnerin e saj, Ajbin.
Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre më 1 shtator në një prej lokacioneve më luksoze dhe historike të Italisë, në rezidencën ikonike Villa Miani në Romë, e cila shtrihet në kodrën e Monte Marios dhe ofron një pamje të plotë panoramike mbi kryeqytetin italian.
Në imazhet e publikuara nga vetë artistja, ajo shfaqet me një stil të kuruar deri në detaje, duke sjellë një imazh mjaft modern dhe estetik.
Kida/Instagram
Ajo zgjodhi një fustan nusërie prej dantelle të punuar imët, me një strukturë të stilit korse që pason linjat e trupit, të kombinuar me mëngë të gjata të stilit dorezë dhe një bisht të gjatë me struktura voluminoze që krijojnë formën e petaleve. Flokët e kapur pastër dhe makijazhi minimalist me tone të ngrohta plotësuan pamjen e saj.
Kida/Instagram
Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj, Ajbi, u shfaq mjaft elegant me një sako të bardhë smoking, të kombinuar me këmishë të bardhë, papion të zi dhe pantallona klasike.
Fotografitë dokumentojnë çastet nga shkëmbimi i betimeve në altar, portrete private me sfond arkitekturën historike romake, si dhe sekuenca spontane bardhezi që pasqyrojnë lumturinë e ditës së tyre më të rëndësishme. /Telegrafi/
Kida/Instagram
Kida/Instagram
Kida/Instagram
Kida/Instagram
Kida/Instagram
Kida/Instagram
Kida/Instagram
Kida/Instagram
Kida/Instagram
Kida/Instagram
Kida/Instagram
Kida/Instagram
YjetMagazina
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.