ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Vetëm 11 ditë pas martesës me dashurinë e jetës së tij, Diogo Jota humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik

**“Mendoja se ishte shaka”/ Rrëfimi i Rute Cardoso: 11 ditë pas dasmës, natën që i mori Diogo Jotën**
Diogo Jota humbi jetën në një aksident me makinë në Spanjë vetëm 11 ditë pasi ishte martuar me partneren e jetës. Në të njëjtin aksident ndërroi jetë edhe vëllai i tij, André Silva.
Rute Cardoso ka treguar hap pas hapi orët e ankthit, mesazhet që nuk u kthyen dhe çastin kur mori lajmin që i ndryshoi jetën përgjithmonë. Dëshmia e saj është pjesë e librit biografik “Diogo Jota: Përgjithmonë në Zemrat Tona”, ku kujtimet e futbollistit vijnë përmes familjarëve, shokëve të skuadrës dhe trajnerëve.
Vera e 2025-s e gjeti sulmuesin portugez në një nga periudhat më të mira të karrierës. Ai sapo kishte fituar Premier League me Liverpulin dhe Ligën e Kombeve me Portugalinë. Pak ditë më parë kishte kurorëzuar dashurinë me Rute Cardoson, vajzën që njihte që në fëmijëri.
Më 3 korrik 2025 gjithçka u prish. Makina Lamborghini që dy vëllezërit kishin marrë me qira u përfshi në një aksident në autostradë, gjatë udhëtimit të tyre në Spanjë. Asnjëri nuk shpëtoi.
Sipas bashkëshortes, marrja me qira e makinave sportive nuk ishte diçka e zakonshme për të. “Ndryshe nga shumica e futbollistëve, të cilëve u pëlqejnë makinat luksoze, bizhuteritë dhe orët e shtrenjta, Diogo nuk ishte i dhënë pas këtyre gjërave. Ishte i kënaqur me makinat që kishim”, kujton ajo.
Gjatë pushimeve të verës, megjithatë, Jota vendosi të provonte fillimisht një Ferrari e më pas një Lamborghini, të cilin duhej ta kthente në Santander. Përpara nisjes, ai dhe André kaluan në shtëpinë e motrës së Rutes. Familja pati mundësi të kalonte edhe pak kohë me ta.
Pasi i përcolli, Rute i dërgoi një mesazh të thjeshtë: “Udhëtim të mbarë”. Ai u përgjigj me një emoji. Ajo i kërkoi të përqendrohej te rruga. Ky ishte mesazhi i fundit që ai i ktheu.
Orët e para të udhëtimit dukeshin normale. Të dy vëllezërit kishin planifikuar një ndalesë për të fjetur në një hotel në Benavente, para se të vazhdonin drejt Santanderit.
Rreth orës 22:40, fotografja i dërgoi Rutes videon e një surprize që ajo dhe shoqërueset e saj kishin përgatitur për dasmën, një kërcim i veçantë kus
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.