ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare është kallëzuar në polici në Rodos nga një 44-vjeçare me origjinë polake, e cila pretendon

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare është proceduar penalisht në Rodos pas kallëzimit të një gruaje 44-vjeçare me origjinë polake. Ajo pretendon se i riu i ka marrë më shumë se 15 mijë euro përmes mashtrimit dhe më pas e ka kërcënuar me publikimin e materialeve intime.
Sipas mediave greke, çështja po hetohet nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Rodos, e cila u vu në lëvizje pas denoncimit të gruas.
Në dëshminë e saj, 44-vjeçarja ka deklaruar se 28-vjeçari e bindi të kryente transferta parash me këste, duke i paraqitur të dhëna të rreme. Pagesat, sipas saj, janë kryer në periudhën tetor 2024 - nëntor 2025 dhe kapin vlerën totale prej 15.417 eurosh. Kur e kuptoi se informacionet e marra nuk përputheshin me realitetin, gruaja i kërkoi të riut t'ia kthente shumën.
Pikërisht atëherë, sipas kallëzimit, situata ka marrë një rrjedhë tjetër. I riu dyshohet se e ka kërcënuar gruan se do t'ua përcillte të afërmve foto nudo të saj që pretendohet se i mbante. E frikësuar nga presioni, 44-vjeçarja iu drejtua policisë dhe denoncoi mashtrimin financiar bashkë me kërcënimet e pretenduara.
Pas denoncimit, policia e Rodosit e ka proceduar penalisht 28-vjeçarin për mashtrim, kërcënime dhe pornografi për hakmarrje. Hetimet për rastin vijojnë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.