ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Për gjashtë muaj në krye të Kombëtares shqiptare, Rolando Maran e ngjiti skuadrën nga Liga C në Ligën B duke

Gjashtë muaj të plotë uaftën me Rolando Maran në stoli të Kombëtares shqiptare. Rezultati: ngjitje nga Liga C në Ligën B, një nga edicionet më të suksesshme të këtij garash.
Trajneri italian u shpreh për "Gazzetta Dello Sport" rreth eksperiencës në Shqipëri dhe planifikimit të ardhshëm.
"Bilanci është pozitiv në këta gjashtë muaj të parë. U ngjitëm në Ligën B dhe jam shumë i lumtur. Kemi rikthyer euforinë brenda skuadrës. Tifozët janë të çmendur pas Kombëtares. Kur luajmë në Tiranë stadiumi mbetet pa vende. Jam përpjekur të ndryshoj mentalitetin dhe bashkë me lojtarët ia dolëm", tha Maran.
Pyetur nëse dëshironte një përballje me vendlindjen e tij në fazën kualifikuese të Europianit, italiani u mbaj reservuar.
"Sinqerisht nuk di çfarë të përgjigjem. Do të ishte një emocion i madh për mua, por do të ishte e çuditshme. Por pavarësisht rivalëve, ne duhet të luftojmë për të siguruar kualifikimin. Kemi një ekip me teknikë dhe besim që mund të shkojmë në Europian", shtoi ai.
Maran nuk kursyei elozhet për Ernest Muçin, Manajn dhe Hysajn.
"Muçi ka disa goditje magjike. Po rrëmben disa sekrete nga Salah këtë vit, por teknika e tij është e jashtëzakonshme. Manaj po shënon vazhdimisht dhe më detyron të lë edhe Shpendin në stol. Do ta ketë shansin e tij. Për Hysajn nuk di çfarë të them. Ka disa muaj pa skuadër, por nga të dhënat duket në formë të shkëlqyer", shpjegoi trajneri.
Një koment ka edhe për Elia Kaprilen dhe shanset që të veshë fanellën kuqezi.
"Elia ka marrë pasaportë për arsye familjare. Nuk kemi folur ende për mundësinë që të luajë për Shqipërinë, por nëse ai do të ishte i gatshëm do të na bënte komodë. Të shohim çfarë do të ndodhë", përfundoi Maran.
Maran ka drejtuar Kombëtaren në tetë ndeshje, duke grumbulluar pesë fitore dhe tre humbje.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.