ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka kërkuar një hetim të plotë për dronët e sekuestruar gjatë protestës së të shtunës,

**Karamuço: Të hetohen dronët dhe komunikimet e grupeve që vepruan në protestë**
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, kërkon një hetim të plotë për dronët e sekuestruar gjatë protestës së së shtunës. Ai ngre dyshime për mënyrën se si u organizuan grupet që kryen aktet e dhunës.
Në një intervistë për ABC News, Karamuço deklaroi se SPAK duhet të hetojë çdo element që mund të zbardhë planifikimin e ngjarjeve. Sipas tij, hetimi duhet të jetë shterues.
Autoritetet nuk e kishin parashikuar as nivelin e dhunës, as shkallën e organizimit. Vetë Karamuço e cilësoi protestën të pazakontë, në krahasim me ato të zhvilluara më parë në vend.
Grupet e përfshira në përplasjet me policinë, sipas ekspertit, vepruan në mënyrë të koordinuar. Për t'i bërë ballë ndërhyrjes së forcave të rendit, ato përdorën mjete të ndryshme.
Gjatë intervistës, Karamuço foli edhe për shfaqjen e hershme të simboleve të lëvizjes Antifa në Shqipëri. Fillimet e saj, shtoi ai, datojnë që në vitin 2025.
Pretendime ngriti edhe për rekrutimin e të miturve nga kjo lëvizje. Në deklaratën e cituar, megjithatë, nuk dha detaje apo prova konkrete që t'i mbështesin këto pohime.
“Ne nuk ishim të përgatitur dhe bënim analizoi se do ishin protesta siç i kemi njohur. Por protesta e të shtunë u shoqërua me dhunë që nuk ishte parë asnjëherë dhe organizim sic nuk i kemi parë. Këtë radhë pati një rezistencë të jashtëzakonshme të të gjitha mjeteve që policia vuri në veprim. Po flasim për nj grup guerrile që shkatërroi gjysmën e Tiranës. Ky nuk është një problem i pushteti, por një problem që na takon të gjithëve për të mbajtur shtetin në këmbë. Jemi shtet i NATO-s. E shtuna ka qenë një limit i madh ku Shqipëria është varur në fije të perit…Mjetet që përdorën grupet guerrile dhe grupet e zjarrin ishte të mirë-organizuara dhe flisnin midis tyre dhe më thonë që janë përmendur municion dhe eksplozive. Nuk di të them nëse ka pasur plan për eksploziv me dron, por duhet të hetohen sepse edhe planifikimi i pandodhur është shumë i rëndë dhe i dënueshëm. Populli duhet t'i njohë se deri në çfarë pike ka vajtur planifikimi i tyre, i dronëve i kaosit në rrugë, i djegieve, plaçkitjeve. Ne i kemi parë në lutën guerrile në Evropë. Organizimi i grupeve ishte dhe me gps për të parë lëvizjet e makinave të policisë. Duhet të shohim dronët, çfarë janë sekuestruar dhe duhet hetim shterues dhe janë vepra që hyjnë në atë kapitull në akte terroriste. Kjo nuk ka filluar tani, unë kam parë simbole në Tiranë, fillesa që në 2025 në Shqipëri. Antifa ka rekrutuar minorenë”, tha ai.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.