ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një protestues ka arritur të ngjitet mbi një automjet ujëhedhës të policisë gjatë përplasjeve të ashpra që po zhvillohen përpara
Një protestues ka arritur të ngjitet mbi një automjet ujëhedhës të policisë gjatë përplasjeve të ashpra që po zhvillohen përpara Kryeministrisë.
Pasi është ngjitur në pjesën e sipërme të automjetit, demonstruesi ka tentuar të dëmtojë pajisjen nga e cila lëshohet uji me presion drejt turmës.
Incidenti ka ndodhur në një moment kur policia po përdorte ujëhedhëset dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa këta të fundit po përgjigjeshin me gurë, kokteje Molotov dhe sende të tjera.
Përplasjet vijojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku situata mbetet shumë e tensionuar, me tym, gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.