ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Zhoze Murinjo ka tërhequr sërish vëmendjen me deklaratat e tij. Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, trajneri i Realit të Madridit ka thumbuar Mikel Artetën. Ai është shprehur se kurrë nuk do të deklaronte pas shumë vitesh në krye të detyrës se tashmë është ende fillimi. “Shoh diçka interesante

Zhoze Murinjo ka ndezur sërish debat me deklaratën e fundit.
Në konferencën për mediat, trajneri i Realit të Madridit ka lëshuar një thumbim ndaj Mikel Artetës. Portugezi u ndal te rinovimi i spanjollit me Arsenalin dhe mënyra si e komentoi vetë këtë moment.
Murinjo u shpreh se një fjalë e tillë nuk do të kalonte kurrë në Madrid. Pas disa sezonesh në krye të pankinës, Arteta tha se gjithçka po nis tani. Për teknikun portugez kjo qasje është e paimagjinueshme te Reali.
“Shoh diçka interesante që nuk do të ndodhte te Real Madridi. Mikel Arteta e rinovoi kontratën dhe tha diçka të tillë: 'jemi ende duke filluar, ky është vetëm fillimi...'. Ndërkohë që ai është aty prej vitesh. Kërkesat këtu janë thjesht të ndryshme”, deklaroi Murinjo.
Sipas tij, presioni dhe pritshmëritë në kryeqytetin spanjoll nuk lejojnë justifikime të tilla.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.