ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Adresimi i Kryeministrit Edi Rama në New York, në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane. “Si shqiptarë

Adresimi i Kryeministrit Edi Rama në New York, në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane.
“Si shqiptarë jemi miq me më të mirët dhe më të fortët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam i sigurt që ky vend mund të kishte bërë më shumë, së pari e më së shumti të mos lejonte që kjo farsë të niste”, deklaroi kreu i qeverisë për dënimin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Ai nuk është me ne sot këtu, sepse ky vend e tradhtoi, Joe Biden e tradhtoi! Ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin, George Washington-in e Kosovës”, theksoi ai.
“Shqipëria i përket Zotit dhe mikut”, tha Rama më tej, duke shtuar se nuk duhen fajësuar të huajt që investojnë në Shqipëri.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.