ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Jasir Asani po përjeton një periudhë fantastike në futbollin aziatik dhe tashmë ka një statistikë që e vendos përpara një

Jasir Asani po përjeton një periudhë fantastike në futbollin aziatik dhe tashmë ka një statistikë që e vendos përpara një prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë pas Cristiano Ronaldon në numrin e golave të shënuar në edicionet e Ligës së Kampionëve të Azisë, në formatin AFC Champions League Elite.
Deri më 6 nëntor 2026, Asani numëron plot 12 gola në këtë kompeticion, ndërsa ylli portugez ka realizuar 9. Një diferencë prej tre golash në favor të futbollistit shqiptar, i cili po vazhdon të bëjë diferencën me fanellën e Esteghlal.
Edhe në sezonin aktual 2026-2027, shifrat flasin në favor të Asanit. Në katër ndeshje të zhvilluara, 30-vjeçari ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë një asist. Ai ka gjetur rrugën e rrjetës ndaj Al-Sadd dhe Al-Gharafa, ndërsa më 3 nëntor ishte heroi i Esteghlal, duke shënuar golin e fitores në minutën 90+1′ në triumfin 1-0 ndaj Al-Shamal SC.
Në krahun tjetër, Cristiano Ronaldo ka realizuar vetëm një gol në dy paraqitje në këtë edicion të Champions League të Azisë. Portugezi shënoi në fitoren 3-1 të Al-Nassr ndaj FC Neftchi Fergana, më 12 tetor. Numri i tij i paraqitjeve është ndikuar edhe nga shtyrja e ndeshjes së Al-Nassr ndaj Al-Wasl.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Ronaldo ka humbur instinktin e tij të golashënuesit. Përkundrazi, 41-vjeçari vazhdon të shkruajë histori në futbollin saudit. Më 29 tetor realizoi një tregolësh ndaj Al-Kholood, duke e çuar në 985 numrin e golave të shënuar gjatë karrierës së tij. Kështu, portugezit i duhen edhe vetëm 15 gola për të arritur shifrën historike prej 1,000 realizimesh.
Së fundmi, Ronaldo ka njoftuar gjithashtu tërheqjen nga kombëtarja e Portugalisë, duke i dhënë fund një kapitulli të jashtëzakonshëm me përfaqësuesen. Për momentin, në duelin e veçantë statistikor në Champions League të Azisë, epërsia i takon shqiptarit. Jasir Asani 12, Cristiano Ronaldo 9. Një shifër që e bën sulmuesin kuqezi protagonist të një prej statistikave më interesante të futbollit aziatik.
Ndërkohë që si për çudi as në listën e publikuar mesditën e sotme nga trajneri i përfaqësueses shqiptare Rolando Maran, për dy ndeshjet e muajit nëntor ndaj Bjellrusisë dhe Finlandës, emri i Asanit nuk gjendet. Një zgjedhje teknike dhe çështje me sa duket preferencash që janë të ndryshme nga Sylvinho, i cili riktheu dhe zbuloi Asanin në versionin kquezi dhe Rolando Maran që nuk i bëjnë përshtypje, as performancat dhe as statistika të tilla.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.