ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Jasir Asani po kalon një moment pozitiv me fanellën e Esteghlalit në Iran. Futbollisti shqiptar ka shënuar sërish në kampionat,

Jasir Asani nuk ndalet në Iran. Sulmuesi shqiptar gjeti sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Esteghlalit dhe shënoi golin e katërt në nëntë ndeshje të këtij sezoni.
Realizimi i radhës erdhi në transfertë, në përballjen me Chadormaloun. Në minutën e 29-të Asani përfitoi nga një top i ardhur nga krahu i majtë dhe e dërgoi në rrjetë me të majtën. Kështu, Esteghlali kaloi përkohësisht në avantazh, 1-0.
Goli konfirmon formën e mirë të futbollistit shqiptar. Ai po kontribuon me realizime si në kampionatin iranian, ashtu edhe në ndeshjet e Ligës së Kampioneve të Azisë.
Katër gola pas nëntë javësh e kanë afruar Asanin me kreun e renditjes së golashënuesve. Aktualisht ai është vetëm një gol larg futbollistit që kryeson listën e realizatorëve në kampionatin iranian.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.