ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Japonia prej dekadash po përballet me rënien e numrit të banorëve, por një grupmoshë po shënon rritje të vazhdueshme. Për herë të parë në historinë e vendit, numri i personave mbi 100 vjeç ka kaluar shifrën e 100 mijë, duke vendosur një rekord të ri në një vend të njohur për jetëgjatësinë. Numri i n

Japonia shënon një rekord të ri historik: për herë të parë, numri i qytetarëve që kanë kaluar moshën 100-vjeçare ka tejkuqur shifrën e 100 mijë personave. Kjo arritje vjen në një kohë kur vendi përballet me një rënie demografike të përgjithshme.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i njëqindvjeçarëve është rritur pa ndërprerje për 56 vjet me radhë. në shtator të këtij viti ai arriti në 107,677 persona, duke shënuar një shtesë prej rreth 8,000 individësh krahasuar me një vit më parë. Njoftimi u bë nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale e Japonisë.
Gra dhe vajza dominojnë këtë grupmoshë, duke përbërë 94,298 persona, ose rreth 88% të totalit. Ministrja e Shëndetësisë, Kenichiro Ueno, e komentoi lajmin si pozitiv, duke theksuar kënaqësinë që ofron shikimi i shumë njerëzve që vazhdojnë të jenë aktivë dhe në gjendje të mirë shëndetësore për një kohë aq të gjatë.
Japonia konsistohet vazhdimisht si një nga shtetet me jetëgjatësinë më të lartë në glob. Sipas Bankës Botërore, mosha mesatare e jetesës në vend ka arritur në 84 vjet për vitin 2024.
Ekspertët i atribuojnë këtë fenomen kombinimit të ushqyerjes së shëndetshme dhe një sistemi shëndetësor të avancuar. Edhe filozofia tradicionale "ikigai", e cila nxit gjetjen e kuptimit dhe kënaqësisë në jetë, luan një rol të rëndësishëm.
Mes banorëve më të moshuar të vendit, Ministria përmend Fuyo Kishimoto, 114 vjeçe nga Kioto, dhe Hikaru Kato, 112 vjeç nga Kumamoto.
Megjithatë, plakja e shpejtë e popullsisë po ushtron një presion të fortë mbi ekonominë e katërt më të madhe të botës. Kostoja e kujdesit shëndetësor dhe social rritet ndjeshëm, ndërsa numri i forcës së punës së moshës aktive vijon të zvogëlohet.
Pavarësisht pritjeve të gjata të jetesës, popullsia totale e vendit, rreth 123 milionë, vazhdon të bjerë. Kjo ndodh për shkak të normës historikisht të ulët të lindjeve.
Qeveria ka lehtësuar kohët e fundit hyrjen në vend për punëtorë të kualifikuar dhe fuqi punëtore në sektorë të ndryshëm. Megjithatë, me rritjen e qëndrimeve kundër të huajve, disa kushte për marrjen e vizave janë forcuar së fundmi.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.