ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar ndaj një informacioni të rremë që po qarkullon në rrjetet sociale, sipas të

Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar ndaj një informacioni të rremë që po qarkullon në rrjetet sociale, sipas të cilit Italia po dërgon forca policie në Shqipëri.
Në njoftimin e saj, Agjencia thekson se ky pretendim është i pavërtetë.
“Asnjë forcë policore italiane nuk është dislokuar apo dërguar në territorin tonë sipas këtyre pretendimeve,” thuhet në reagimin e Agjencisë për Media dhe Informim.
Institucioni u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e informacioneve të pabaza dhe të verifikojnë burimet para se t’i shpërndajnë ato.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.