ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet sot seanca e radhës për kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili kërkon

Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet sot seanca e radhës për kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ai kërkon që dënimi i dhënë në vitin 2021 për fshehje pasurie të konsiderohet i parashkruar.
Gjykata e Posaçme (GJKKO) e njoftoi se zhvillonte sot, në orën 08:30, seancën për parashkrimin e dënimit me dy vjet burgim për fshehje pasurie. Seancën e mëparshme, e cila ishte parashikuar për të zhvillohu më herët, u shty pasi prokurorja e Posaçme e SPAK, Enkelejda Millonai, kërkoi kohë për t’u njohur me materialet e referuara në proces.
Llalla kërkon që vendimi i formës së prerë të vitit 2021, përmes të cilit u dënua me dy vjet burg, të konsiderohet i parashkruar. Argumenti i tij lidhet me faktin se kanë kaluar afro pesë vite nga dhënia e vendimit, pa e vuajtur dënimin.
Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme nuk ishte i pranishëm në seancën e kaluar dhe u përfaqësua nga avokati i tij. Adriatik Llalla vijon të jetë në kërkim nga autoritetet shqiptare. Gjatë hetimeve ndaj tij, ai u largua drejt Italisë, ku u arrestua dhe më pas u la nën masa mbikëqyrjeje, pa iu dorëzuar autoritetet shqiptare.
Procesi penal ndaj ish-kryeprokurorit vijoi në Shqipëri, ndërsa tashmë pritet që GJKKO të shqyrtojë kërkesën e tij për parashkrimin e dënimit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.