ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Partitë politike dhe përfaqësuesit institucionalë në Kosovë po hartojnë një strategji për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së, të dënuar në

Partitë politike dhe përfaqësuesit institucionalë nëKosovë hartojnë një strategji për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së, të dënua në shkallë të parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Megjithëse janë ndërmarrë hapa konkretë, palët kanë vendosur që përmbajtja e strategjisë dhe veprimet e tyre të mbeten konfidenciale.
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila është pjesë e Këshillit Strategjik, tha se anëtarët kanë nënshkruar një deklaratë për ruajtjen e konfidencialitetit.
Sipas saj, ka koordinim dhe seriozitet nga të gjitha palët, ndërsa puna e grupit duhet të vlerësohet nga veprimet konkrete dhe jo nga deklaratat publike.
Edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, konfirmoi se partitë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, por pa dhënë detaje. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ekipet mbrojtëse për të siguruar mbështetjen logjistike dhe financiare të ish-krerëve të UÇK-së.
Ndërkohë, ish-ambasadori Sylë Ukshini vlerëson se strategjia duhet të përqendrohet edhe te diplomacia, përmes lobimit në kryeqytetet europiane dhe ngritjes së çështjeve që lidhen me funksionimin e Gjykatës Speciale.
Grupi punues drejtohet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, dhe deri tani ka zhvilluar dy takime. Paralelisht, në Kuvendin e Kosovës mbetet pezull votimi i ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara. Ligji u miratua më 6 tetor, por u kthye për rishqyrtim më 22 tetor nga presidentja Justina Shiroka-Pula, pas kërkesës së PDK-së.
Edhe pse u përfshi në rendin e ditës të seancës së 12 dhe 13 nëntorit, ai nuk u hodh në votim për shkak të mungesës së kuorumit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.