ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, komentoi situatën e krijuar nga protesta që po zhvillohet prej tri ditësh në Tiranë,

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, komentoi situatën e krijuar nga protesta që po zhvillohet prej tri ditësh në Tiranë, duke deklaruar se, në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm, mund të aktivizohen mekanizma të NATO-s.
I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Deliu tha se në rast se situata në Shqipëri përkeqësohet, mund të ngrihet çështja e nenit 4 të Traktatit të NATO-s, dhe Aleanca mund të ndërhyjë duke qenë se Shqipëria është vend anëtar.
“Këtu kërkohet edhe një lloj sensibilizimi; media universitetet, auditoret duhet të ndërhyjnë se studentët kanë organizim dhe duhet ndarë pjesa e mirë nga pjesa e keqe. Nga monitorimi i protestave në Francë kemi pasur disa manuale të përdorura sepse vendet e NATO-s nuk mund të shkojnë në kriza, dhe ne jemi vend anëtar i NATO dhe nëse situata mund të precipitojë më keq në nenin 4 të saj NATO ndërhyn me komitetin ushtarak dhe politik”, tha Deliu.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.