ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
UEFA ka zgjedhur kandidatin e saj për presidencën e FIFA-s: francezin Philippe Diallo, aktualisht në krye të Federatës Franceze të

UEFA ka zgjedhur kandidatin e saj për presidencën e FIFA-s: francezin Philippe Diallo, aktualisht në krye të Federatës Franceze të Futbollit (FFF).
Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të Komitetit Ekzekutiv, i cili shprehu “mbështetje të plotë dhe unanime” për Diallo, në prag të zgjedhjeve të planifikuara për marsin e ardhshëm.
Me afrimin e afatit të fundit për dorëzimin e kandidaturave këtë të mërkurë, dhe pas refuzimit të Arsène Wengert për të kandiduar, UEFA e ka identifikuar zyrtarin francez si personin që do të sfidojë presidentin aktual, Gianni Infantino, i cili synon një mandat të katërt.
Diallo e ka pranuar ftesën dhe kandidatura e tij do të ratifikohet zyrtarisht nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit në mbledhjen e nesërme.
Diallo zotëron përvojë të gjerë në sektorë të ndryshëm të futbollit. Në të kaluarën, ai ka drejtuar organizatën që përfaqëson klubet profesioniste franceze, ka qenë anëtar i bordit të Ligës Profesioniste të Futbollit Francez dhe ka punuar pranë organeve të FIFA-s përgjegjëse për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Në vitin 2023, ai u bë president i Federatës Franceze të Futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.